Dita e Gjykimit e Saimir Tahirit

I shoqëruar nga avokati i tij Maks Haxhia, ish ministri I Brendshëm Saimir Tahiri është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Në Gjykatën e Shkallës së Parë u dënua me 5 vite burg, dhe nga gjykimi I shkurtuar u ul në 3.4 vite burg dhe u konvertua në shërbim prove.  Prokuroria dhe Tahiri apeluan vendimin.

Seancën e kaluar Prokuroria e Posaçme e Apelit kërkon dënimin me 12 vite burg ndërsa Tahiri dhe Jaeld Çela kërkojnë shpalljen e pafajësisë.

Ky është vendim i formës së prerë.