Salianji: “Foltorja” zhurmoi analizën e PD pas zgjedhjeve. Berisha mbështeti Bashën deri kur iu prishën interesat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shkurt 2022, 22:36
Deputeti i PD Ervin Salianji është shprehur se “Foltorja” e ish-Kryeministrit Sali Berisha e ka zhurmuar analizën reale të PD pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Salinaji në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Beti Njuma, Salianji tha se Berisha e mbështeti Bashën deri në momentin që iu prishën interesat personale.
Salinanji: Foltorja e ka zhurmuar reflektimin dhe gjithë analizën reale dhe, kritikën përgjegjësinë dhe gabimet që kanë ndodhur në PD. Foltorja e zhurmoi ashtu siç e zhurmoi në 25 prill. Berisha e mbështeti Lulzim Bashën njësoj si PD qëndrimet zyrtare. Ditën që pati një vendimarrje që prekte interesat personale doli dhe thotë se është peng i Ramës. Pse nuk na i tha gjatë këtyre 8 viteve?
Përgatiti Anila Kolgjini
