Opozita e përgjumur në kauzat e saj? Salanji: S’lëmë dot larg vëmendjes asnjë shkelje të ligjit

“Ne nuk mund të lëmë jashtë vëmendjes asnjë shkelje të ligjit, as një shpërdorim të parasë publike pavarësisht se sa janë” është përgjigjur deputeti i PD Ervin Salianji, kur u pyet se opozita duket pak e përgjumur përsa i përket kauzave të opozitarizmit pasi po merret me udhëtimet private të Edi Ramës.

Këtë deklaratë e bëri në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Beti Njuma.

Pyetje: Çfarë po ndodh me aksionin opozitar përtej faktit që do hyni në këtë fushatë elektorale në zgjedhjet e pjesshme sepse duket sikur opozita është pak e përgjumur me kauzat e opozitarizmit? Ju po merreni me udhëtimet e Ramësm, ndërkohë dosjet që i konsideroni afera korruptive janë bërë mal?

Ervin Salianji: Dosjet që janë afera korruptive i kemi denoncuar ne. Ne nuk mund të lëmë jashtë vëmendjes asnjë shkelje të ligjit, as një shpërdorim të parasë publike pavarësisht se sa janë, pavarësisht nëse mund të duken pak apo shumë.

Kur ka një akuzë publike që një charter kushton 120 mijë euro për një udhëtim i cili do të jetë privat apo shtetëror, duhet sqaruar nga kryeministri. Në Shqipëri ka njerëz që vdesin se nuk kanë energji elektrike.

Ndër të tjera ai ka folur edhe për protestat e banorëve të “5 Majit” kundër shembjeve të banesave duke thënë se opozita zyrtare ka qenë pranë tyre jo për të bërë foto po për t’i mbështetur në kauzën e tyre.

Ervin Salianji: Mbështetje është ajo që bëri PD dhe opozita zyrtare dhe s’kishte  asnjë përfaqëses të foltores që kërkoi dëgjesë në komisionin e ligjeve, që thërriti institucionet përgjegëjse, bashkë me banorët. Ne u dhëmë zë qytetarëve. Ne nuk bëjmë më gjasme për të bërë foto. Për të fituar nga fatkeqësia e tjetrit është kollaj. Ne I kemi pasur dy deputetë te “5 Maji” ditën kur ka pasur nevojë për mbrojtje.  

Nuk ka ndonjë detyrim më shumë se këto deputetët që një pjesë e madhe janë bërë me faull. Një pjesë janë bërë duke qenë të refuzuar herë pas here me nga baza e PD duke qenë gjatë gjithë kohës deputetë, prej shumë vitesh tanimë.

Përgatiti Anila Kolgjini.