Shehu rrëfen momentin e tmerrshëm: Po raportoja nga miniera e Bulqizës, forcat speciale na godisnin në errësirë
Në studion e emisionit të pasdites “Jeto me orën” në RTV Ora ditën e sotme ishin të ftuar Elio Laze gazetarë si dhe Islam Shehu korrespondent i “Ora News” nga Dibra në lidhje ‘Skype’. Për Lazen eksperienca në televizionin “Ora News”, ishte një eksperiencë e gjatë mbi një dekadë.
“Këtu hyra vetë fëmijë dhe u largova kur isha bërë me fëmijë, se tashmë jam bërë baba. Atë emocion që po ndjej tani, nuk e kam ndjerë as kur kam ardhur për herë të parë të punoj këtu. Çdo gjë këtu është e ndërtuar si një familje, më duket sikur kam ardhur në një nga dhomat e shtëpisë”, u shpreh Laze.
Ndër të tjera Laze u shpreh në studio se eksperienca e tij në këtë televizion përkonte me një sërë emocionesh, që nga emisioni “alarm” deri tek mbulimi i zhvillimeve në terren. Më pas u ndal në disa moment më pikante sipas gazetarit.
“Çdo ditë ishte një emocion më vete, që nga moderimi i emisionit “Alarm” apo më pas që mbuloja zhvillimet në terren. Do të përmend një moment të cilin do e konsideroja si një moment shumë të ëmbël. Ishte një tender në komunën e Miloti, ku kryetari donte t’ia jepte bashkëshortes së vetë tenderin, ku sipas tij ajo plotësonte kriteret. Pastaj, kemi plotë raste të tjera, si thyerje xhamash apo e dyerve. Tani që i mendoj këto raste besoj se nëse do të përballesha me të tilla situata, do të veproja akoma më keq se atëherë”, tha ai.
Ndërkohë, gazetari Shehu shprehu falenderime dhe mirënjohje për gjithë stafin e televizionit për bashkëpunimin dhe mbështetjen që i kanë dhënë gjatë ushtrimit të profesionit të tij.
I pyetur nga moderatorja se cilat ishin momentet më të vështira për të në televizionin “Ora News”, ai cilësoi raportimet nga miniera.
“Momentet më të vështira, mbaj mend raportimi nga gryka e galerisë, që na gjuanin dhe godisnin drejtë nesh. Ishte errësirë, asgjë nuk dukej, mbaj mend që dilnin njerëzit duke u goditur nga forcat speciale. Një tjetër moment i vështirë ishin edhe zgjedhjet në Dibër. Në momentin që ky televizion devojin nga misioni që ka deri më tani, atëherë do të dështojë”, tha ndër të tjera Shehu.
