Sebastian Zonja tregon fillimet në Ora News: Ishte sfidë nuk vija nga gazetaria. Ja momentet më të vështira
Në pjesën e dytë të emisionit të pasdites “Jeto me Orën” në RTV Ora ishin të ftuar publicisti, analisti Kastriot Myftaraj, gazetar dhe njëkohësisht moderator Sebastian Zonja si dhe Anxhela Lushkaj, korrespondente nga Saranda për Ora News në lidhje ‘Skype’.
Myftaraj, teksa bëri një retrospektivë të karrierës së tij në televizionin “Ora News” ai e ndau këtë eksperiencë në dy periudha kyçe për të.
“Ardhja ime në këtë televizion do e ndaj në dy periudha. Njëra është kur kam ardhur si analist i ftuar në një panel diskutimi dhe më pas kur kam ardhur si moderator emisioni në vitin 2017. Një ndër vështirësitë do thosha kohën kur donin t’a mbyllnin si televizion, ato “kërcënimet” që i bëheshin”, u shpreh Myftaraj.
Ndërkohë, korrespondentja Lushkaj, gjatë kohës që përshkroi rrugëtimin e saj sesi u bë pjesë e kësaj medie, ajo ndali në disa moment kyçe vështirësie për të. ajo cilësoi raportimin në kohën e pandemisë si një ndër vështirësitë më të hasura deri më tani.
“E kam dashur shumë gazetarin e terrenit, pavarësisht presionit dhe sfidave nëse e bëja apo jo këtë punë. Por, për fatin tim të mirë kolegët aty më kanë ndihmuar shumë, aty edhe punoja, por mësova shumë. Ishte situata e pandemisë, që pavarësisht ishte kohë e rrezikshme ne duhet të ishim në terren për të raportuar. Raportimet ‘live’ gjithmonë janë të vështira, pasi nuk je e përgatitur se çfarë do flasësh, por edhe problemet teknike që nuk i përjashton dot kur të ndodhin”, u shpreh Lushkaj.
Më tej gazetari dhe njëkohësisht moderator Zonja, u shpreh se të marrësh titullin gazetar në radhë të parë duhet ta meritosh dhe pastaj ta mbash këtë titull.
“Ky profesion është sfidë e përditshme, pasi çdo ditë përballesh me diçka të re. mësohesh me sfidën e kohës, dhe gjërat që duhen bërë. Është një profesion që ke shumë përgjegjësi për atë që thua dhe atë që bën. Të marrësh titullin gazetarë, së pari duhet ta meritosh, por edhe të dish t’a mbash atë. Por, në këtë profesion mëson dhe fiton shumë”, u shpreh Zonja.
Së fundmi, Zonja përmendi momentin më të vështirë që kishte hasur, i cili ishte dalja për herë të parë në transmetim ‘live’.
“Momenti më i vështirë për mua ka qenë dalja për herë të parë ‘live’, unë vij nga fusha juridike. Një vështirësi tjetër ka qenë edhe raportimi i tërmetit të shtatorit. Për gazetarin e terrenit vështirësi është edhe raportimi në kohë zgjedhjesh, pasi kemi raportime nga çdo rreth, je gjithë kohës në terren dhe në këtë rast gazetari si të thuash ngjason me funksionin e policit”, tha ndër të tjera Zonja.
