Ju flet Moska - Pse që në 18 dhjetor 1990 sulmi i Partisë-Shtet u përqendrua te Sali Berisha

Pse që në 18 dhjetor 1990 sulmi i Partisë-Shtet u përqendrua te Sali Berisha ishte tema e kësaj të marte në “Ju flet Moska” në RTV Ora nga Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Megjithëse kemi hyrë në vitin e nëntë qëkurse Sali Berisha ka dhënë dorëheqjen si kryetar i PD dhe si kryeministër, për të vazhdon e flitet shumë. Më tepër se në çdo rast tjetër për një politikan në botë që ka dhënë dorëheqjen në kohë e sotme.

Më ka bërë përshtypje një gjë. PD u themelua në 12 dhjetor 1990. Nismëtar ishte Azem Hajdari. Sali Berisha u bë kryetar i PD-së në shkurt 1991, në 14 shkurt.

Çuditërisht që në dhjetor, që në 18 dhjetor kur ministria e Drejtësisë njohu krijimin e PD-së, miratoi se u shpall krijimi nga grupi nismëtar, u dërgua kërkesa në ministrinë e Drejtësisë dhe pas 6 ditësh u miratua krijimi.

Që në 18 dhjetor, në qendër të goditjes së makinerisë propagandistike se atëherë nuk kishte ende media, ishte regjimi i partisë-shtet. Partia e Punës ishte Partia Komuniste, pra ishte parti shtet dhe gjithë media ishte në shërbim të saj. Nuk quheshin medie, quheshin mjete të propagandës.

Gjithë kjo makineri propagandistike e partisë shtet u përqendrua për të goditur një individ të vetëm, Sali Berishën.

Sali Berisha u godit për tu shkatërruar politikisht, për tu asgjësuar.

Për më shumë ndiqni videon: