Dritan Hila: Solla në Ora News një emision me ide dhe jo gallatë

Në 15 vjetorin e hapjes së televizionit “Ora News” ditën e sotme në emisionin e pasdites “Jeto me orën” në RTV Ora ishin të ftuar gazetaret Anduela Ndreu, Alba Kepi, si dhe publicisti dhe gazetari Dritan Hila. 

Hila u shpreh se në televizionin “Ora News” ka gjetur atë lirinë, dhe pavarësinë për të ushtruar profesionin e tij, ashtu siç ai ka menduar më të mirën për të çuar përpara misionin e tij dhe të televizionit.

“Pak kohë kam qëndruar jashtë, dhe jam kthyer në gazetari si analistë, në shkrime. Nëse nuk shkruan, bën reportazhe nuk mund të konsiderohemi gazetarë. Para 5 vjetësh fillova si moderator këtu në “Ora News” me emisionin “Arena”. Emisioni që unë drejtoja ishte politikë, dhe unë kisha një synim timin. Në qoftëse, në emisionet e tjera kanë për qëllim të krijojnë debate mes të ftuarve, unë doja që të kuptohemi çfarë thotë njëri dhe çfarë tjetri.  Kam ikur nga ky televizion me dhimbje, pasi kisha liri. Në 5 vite punë nuk kam marrë asnjëherë asnjë telefonatë nga zoti Ndroqi se mos e bëj këtë, dhe për këtë kam ikur me krenari. Ka pasur raste që kam ftuar persona në studio dhe më kanë thënë të tjerët, përse e ftove atë person pasi shefi jot nuk i ka marrëdhëniet mirë, si çdo person që mund të ketë keqkuptime me të tjerët. Dhe unë këtë e kam dëgjuar nga të tjerët, dhe jo nga vetë Ndroqi, pra kurrë nuk ka ditur t’më thotë ndonjëherë se përse e ke ftuar këtë person, apo mos e bëjë këtë”, u shpreh Hila.

Ndërsa, gazetarja Ndreu, u shpreh se eksperienca në televizionin “Ora Neës” ishte një eksperiencë e paharrueshme, pasi sipas saj kishte mësuar dhe përfituar shumë nga ky ambient.

“Mbaj mend përpara 11 vitesh, kur më thirrën edhe më dhanë përgjegjësin e gazetares së terrenit për të mbuluar politikën. Pyetja që më është drejtuar ka qenë, a je e gatshme për të përballuar raportimet live, pasi për “Ora Neës” këto raportime janë shumë të rëndësishme. Dhe përgjigjja ime ishte, sfidat për gazetarët janë. Eksperienca këtu ka qenë shumë e mirë, dhe e paharrueshme. Kam mësuar shumë dhe përfituar nga kjo përvojë, pasi në këtë televizion kam marrë guximin dhe besimin për të qenë një gazetare e mirë. Që sot besoj se ja kam arritur”, u shpreh Kepi.

Ndërkohë, korrespondentja Kepi rrëfeu për vështirësitë e saj të hasura gjatë raportimeve në terren, ku tha se nuk është e lehtë të menaxhosh çdo situatë e vetme, pa operator, etj. Pavarësisht, kësaj ajo tha se gjatë ushtrimit të profesionit është përballur me një larmi momentesh sit ë bukura por, edhe të vështira për të. 

“Unë kam ardhur në vitin 2015 në këtë televizion, ku ishte kulmi i këtij televizioni si më të mirët. Të jesh një korrespondente, duke qenë e vetme pa operator për të shkuar në vendngjarje është e vështirë. Ka pasur momente shumë të bukura, por edhe të këqija. Të këqija kujtoj tërmetin që ndodhi në një zonë të Italisë, nga njëra anë më duhej të raportoja çfarë po ndodh, dhe nga ana tjetër më duhej të bisedoja me djalin I cili ndodhej në atë zonë asaj kohe duke luajtur futboll”, u shpreh Kepi.

Ndër të tjera, Hila profesionin e gazetarit e konsideroj luftarak.  

“Mendoj se gazetaria ta jep mundësin të flasësh, nëse nuk ta jep njëri, një televizion tjetër do e bëj. Gazetaria është një emision luftarak, një profesion i cili ta krijon mundësin për të folur. Një profesion që nuk ka për të vdekur kurrë, sa për cilësinë mbetet për tu parë, pasi këto rrjetet sociale na e vështirësojnë pak." tha ai. 

 Së fundmi, Kepi u shpreh duke thënë se  “një gazetarë i mirë është luftarak, por duhet etikë profesionale duke thënë atë që është me anë të fakteve”.