Durrës, 40-vjeçari kapet “mat” nga policia duke vjedhur banesën, autor i disa vjedhjeve
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një person në flagrancë i cili ishte duke vjedhur banesën e një tjetër personi.
Policia bën me dije se ky person është autor i 2 vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë, konkretisht: Më datë 06.12.2021, në lagjen nr.13 Durrës, dhe më datë 07.12.2021.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin D. H., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit O. Sh., 42 vjeç. Nga veprimet hetimore të kryera, ky shtetas dyshohet të jetë autori i 2 vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë, konkretisht: Më datë 06.12.2021, në lagjen nr.13 Durrës, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit D. V.; Më datë 07.12.2021, në Arapaj Durrës, dyshohet se ka vjedhur disa orendi shtëpiake në banesën e shtetasit G. K.” – bën me dije policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

