Kadastra do të digjitalizojë arkivën, plot 50 milionë dokumente

Kadastra do të digjitalizojë të gjithë arkivin e këtij institucioni, janë rreth 50 milionë dokumente.

Për realizimin e këtij projekti kërkohen punonjës.

Bëhet fjalë kryesisht per dy kategori operatorësh:

1) Operatorët e skanimit dhe sistemimit të dokumentacionit;

2) Operatorët e digjitalizimit të kartelave.

Projekti do të zgjasë dy vjet dhe do të shërbejë dhe si shkollë për këta operatorë që, me eksperiencën që do të fitojne gjatë punës të mund të integrohen më pas në strukturat e Kadastrës.

Drejtori i Agjencisë shtetërore të Kadastrës, Artan Lame sqaron se ky proces do të behet në Bashkëpunim me Agjencinë kombëtare të shoqërisë së informacionit.

Lame sqaron gjithahtu se këto vende të reja pune krijohen pas largimit të atyre që janë mësuar me lojerat e hipotekës së vjetër.

"Për shkak të largimeve nga puna të atyre që nuk e përballuan dot ritmin tonë, apo që nuk deshën të kuptojnë se në Kadastrën e re nuk mund të bëjnë më lojrat e Hipotekës së vjetër"

Kadastra do të digjitalizojë arkivën, plot 50 milionë

Këto vende të lira, në një fazë të parë do të jenë në Drejtoritë e Tiranës, Durrësit, Kavajës dhe Krujës, për të vijuar më pas edhe në drejtoritë e tjera. 

Specialitetet kryesore janë juristë dhe inxhinierë.