"6 marsi", Eriselda Sefa zyrtarizohet si kandidate e PS në bashkinë e Lushnjes

Në përfundim të procesit të konsultimit me  strukturat e partisë dhe pas sondazheve të kryera, Kryesia e Partisë Socialiste është dakordësuar për propozimin e Eriselda Sefës si kandidate për Bashkinë e Lushnjes ne zgjedhjet e pjesshme të datës 6 mars.

Kandidatura e Sefës garantoi mbështetjen me të madhe nga strukturat dhe pëlqimin me të larte në sondazhet e kryera.

Sefa aktualisht mban detyrën e kryetares së komanduar në këtë bashki.

Pak ditë më parë PS ka zyrtarizuar edhe 5 kandidatët e tjerë në 5 bashkitë e tjera ku do të zhvillohen zgjedhjet. 

Vetë Taulant Balla tha se kandidati i Lushnjes do të zyrtarizohet të martën.