Brdariç: Çdo pikë që lëmë rrugës na vret. Me Kastriotin, vetëm për fitore

Vllaznia do të tentojë të rikthehet te fitorja në Abissnet Superiore pas 4 barazimeve radhazi. Suksesi në Kupën e Shqipërisë ka rikthyer disi qetësinë te shkodranët por për trajnerin Brdariç dueli me Kastriotin duhet të merret seriozisht dhe si një finale.

“Është gjithçka e rëndësishme nesër ndaj Kastriotit. Kemi punuar shumë dhe mendojmë për rezultatin. I rëndësishëm është çdo dyluftim dhe top i fituar. Prandaj është çdo ndeshje e rëndësishme, si një finale dhe për ata është situatë e njëjtë. Ne do marrim më të mirën. Nesër kemi Adilin që është kthyer dhe normalisht do fusim formacionin më të mirë. Dianje është bërë prind dhe ka leje nga klubi. E urojmë për këtë gjë dhe i urojmë më të mirat, e presim në ditët në vijim.”

 

Më pas Bardariç vlerëson grupin dhe çdo lojtar që ka në dispozicion teksa e pranoi se çdo pike e lënë rrugës e vret ekipin.

“Ne përpiqemi për të marrë më të mirën nga lojtarët dhe mos lëmë hapësira për të marrë lojtarë të tjerë, sepse këtu futen presidenti dhe drejtori pastaj. Duhet tu japim mundësitë lojtarëve që kemi. Ata duhet të kuptojnë se nga ana psikologjike dhe fizike të transmetohet dhe perceptohet mirë. Çdo ndeshje që kalon dhe çdo pikë që lëmë rrugës na vret, kemi bërë mirë deri tani, por me finalizimet nuk jemi mirë. Të bëjmë mirë me këtë pjesë dhe do jemi më mirë”, u shpreh në konferencën për shtyp trajneri Brdariç./Ora News/.