Status për klientët në nevojë, projekt-vendim për energji falas për personat me ndihmë ekonomike

Juristë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë dorëzuar këtë të hënë në Këshillin e Ministrave një draft propozim për dhënien e statusit të Klientit në Nevojë për energjinë elektrike për kategoritë në nevojë. Sipas iniciatorëve të kësaj nisme buxheti i shtetit ka mundësi për ta përballuar këtë vlerë.

Për personat në nevojë kërkohet që të ofrohet energji elektrike falas nga shteti.

Ky draft vendim është dorëzuar këtë të hënë në Këshillin e Ministrave nga një grup iniciatorësh, juristë dhe anëtarë të shoqërisë Civile.

"Kjo VKM  parashikon bazën minimale prej 150 kilovatësh për familje, për 50 kilovat për person dhe maksimalisht 300 kilovat në muaj."

Sipas tyre buxheti i shtetit i ka të gjitha mundësitë që të mbulojë shpenzimet e energjisë për personat e kategorive në nevojë.

"Në atë që kemi vlerësuar si analizë paraprake kosto për buxhetin e shtetit është e përballueshme."

Në këtë kategori, përveç para dhe tetrapleëgjikëve janë edhe të tjerë persona me probleme ekonomike, apo me të ardhura të ulëta.

"Personat me aftësi të kufizuar që nuk kanë të punësuar të tjerë në familjet e tyre, përjashto ëktu para dhe tetraplegjikët që e përfitojnë në çdo rast, familjet me ndihmë ekonomike, pensionistët me pension minimal në fshat dhe qytet dhe jetimët të cilët nuk janë në institucionet përkatëse. Kërkojmë nga Këshilli i Ministrave mos mbeten vetëm në Facebook, por të kalojmë në një angazhim më konkret."

Kjo nismë vjen pasi 66 vjeçarja në Fier humbi jetën nga i ftohti pasi energjinë elektrike ia kishin ndërprerë prej kohësh sepse nuk ka pasur mundësi t’i paguajë.