Policia hesht për testin e drogës

Prej nëntorit 2021 me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ka filluar testi antidrogë për efektivët e policisë.

Por ndryshe informacionet që u dha në ditët e para, tani gjithçka e ka mbuluar heshtja. Policia nuk jep asnjë detaj sesa është numri i efektivë që i janë nënshtruar deri tani këtij procesi, sa kanë rezultuar pozitivë apo dhe sa negativë.

Interesit të gazetarëve policia i përgjigjet me heshtje. 

Gazetari Edison Vatnikaj bën me dije se nuk ka ende një shifër zyrtare se sa efektivë e kanë kaluar testin e drogës.

Testit antidrogë i janë nënshtruar 12 drejtoritë e vendit.

Efektivët të cilët kanë rezultuar pozitivë janë larguar nga strukturat policore, ndërsa disa prej tyre nuk e kanë pranuar rezultatin e testit dhe kanë vijuar betejën në Gjykatë. Sipas tyre testi ka pasur gabime.