Balla: Zgjatja e vetingut nuk është iniciativa jonë. Me PD-në zyrtare diskutojmë reformën zgjedhore. "Non grata" mbetet "non grata"

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla në një deklaratë për mediet foli për afatin e zgjatjes së mandatit të vettingut. I pyetur nëse po negociojnë me PD për votat, Balla tha se zgjatja e mandatit të organeve të vettingurt nuk është çështje e bindjeve politike, as e krahëve politikë.

Balla: Pa vettingun ne nuk do të kishim sot një drejtësi e cila të jetë e pastruar nga elementë me lidhje kriminale dhe korruptive, njerëz që nuk justifikojnë pasurinë, ose me dimensionin e tretë që ka të bëjë me përgatitjen e tyre profesionale.

Iniciativa për shtyrjen e mandateve të organeve të vettingut nuk është iniciativë e PS, është një domosdoshmëri për të çuar para këtë proces.

Balla tha se përgjegjësia e secilit deputet të Kuvendit është të jetë në sallën e Kuvendit dhe ta votojnë.

Balla shtoi se me PD-në zyrtare po diskutojnë për reformën zgjedhore.

Balla: Për këtë çështje po, kemi një qasje dhe një diskutim me grupin parlamentar të PD, me PD zyrtare për të gjetur formulimet e sakta sa i përket objektit të mandatit të komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. Formulimi i objektit të punës, përcakton qartë vijueshmërine dhe nuk dua të ketë ngecje përgjatë këtij komisionit. Qëndrimi ynë ka qenë i qartë, duam të ruajmë të njëjtin përcaktim. Hartimi dhe më pas futja në ligjin zgjedhor të gjitha rekomandimeve nga OSBE. Është një detyrim që Shqipëria ka edhe në kuadër të integrimit. Edhe opozita duhet të kuptojë sa më shpejt të nisë puna aq më mirë është për të gjitha palët sepse koha në dispozicion vjen duke u shkurtuar.

Ndërsa i pyetur se si i p kandidaturat e zoti Berisha për sa i përket zgjedhjeve të 6 marsit, Balla tha se do përgjigjet personalisht, jo si kreu i grupit parlamentar të PS.

Balla: "Non grata" mbetet  "non grata" dhe produktet që vijnë nga "non garta" janë "non grata."