Gazetarët e RTV Ora: Na karakterizon fryma e bashkëpunimit, ja kemi dalë të jemi zë i fortë për qytetarët
Në 15 vite transmetim, RTV Ora është përballur me sfida dhe vështirësi për të siguruar të vërtetën, por asnjëherë nuk është ndalur. Një nga televizionet më të rëndësishme në treg, sot feston 15 vjetorin.
Në studion e emisionit Ditë e re, gazetarët e rinj dhe të vjetër të familjes së Orës rrëfyen përjetimet e tyre dhe hapat e parë kur kanë nisur punën.
Fjorela Beleshi, gazetare prej 11 vitesh pjesë e familjes Ora rrëfeu në studion e emisionit Ditë e Re përjetimet e para. Ajo gjithashtu rrëfeu edhe tranzicionin që përjetoi Ora për tu kthyer në një televizion gjeneralist.
Beleshi: E reja dhe ndryshimet ishin emisionet që u futën në transmetim dhe për ne nuk përbënin ndryshim. Ajo se çfarë ne ishim mësuar të ishim ylli i redaksisë pasi lajmet përbënin gjithë peshën. Por kur u kthye në televizion gjeneralsit, peshën e morën emisionet, të ftuarit që vinin. Te RTV Ora redaksia e lajmeve mori një tjetër lajm. Unë kam që në prill të 2011 që kam ardhur, nuk doja të filloja punë atëherë. Ka qenë periudhë zgjedhjesh dhe rekrutonin studentë për t'i çuar nëpër rrethe. Unë kam shkuar në Kukës. Ajo që mëson në universitet është ndryshe nga puna në Televizion. Mendoja se po bëja hatanë, për mua ishte një eksperiencë shumë e bukur. Mua mi kanë dhënë të gjitha mundësitë që kam kërkuar, të gjithë hapësirën që e kam dashur.
Anxhela Celibashi, prej 3 vitesh pjesë e RTV Ora rrëfen se është bërë pjesë e familjes në momentin kur ka ndodhur ndryshimi i madh nga Channel One në Ora News.
Celibashi: Ka qenë një moment shumë i rëndësishëm për mua kur kam ardhur sepse isha shkëputur nga një punë që më bëri të humbisja besimin se mund ta bëja këtë punë. Kur kam ardhur në redaksinë e Ora News kam gjetur mbështetjen e të gjithëve dhe më kanë përkrahur. Më thanë që mund t'ia dal dhe besoj se po ja dal.
Isa Myzyraj, gazetar i RTV Ora në redaksinë e lajmeve shprehet se ka gjetur frymën e bashkëpunimit të cilën nuk e gjen në asnjë vend tjetër.
Myzyraj: Nuk e dija që redaksia e lajmeve ishte kaq e mrekullueshme. Unë dua ta vërtetoj dhe njëherë që fryma e bashkëpunimit nuk do gjendet në asnjë vend tjetër. Në përgjithësi jemi staf i jashtëzakonshëm.
Nertila Dosti gazetare e RTV Ora prej 5 vitesh tha se Ora është një televizion që i mirëpret të rinjtë. Fryma e bashkëpunimit është ajo që e karakterizon familjen e madhe të Orës.
Dosti: Kur kam filluar kam qenë pothuajse pa eksperiencë dhe kam gjetur një staf të përbërë nga persona profesionistë dhe më kanë mirëpritur, kanë qenë shumë bashkëpunues. Ajo që na karakterizon ne në Ora News është fryma shumë pozitive dhe bashkëpunuese mes kolegëve. Këtë e dëshmojnë dhe të tjerët që nuk janë pjesë e Ora News dhe i mungon kjo fryma e bashkëpunimit që rrallë gjendet në media të tjera. Gazetaria nuk është terren i lehtë. Tek ne ndodh e kundërta. Këtë nuk e them sepse është 15-vjetori i Ora News, por sepse është e vërtetë.
Gazetarja Nertila Dosti tha se ka pasur momente emocionuese, sigurisht nuk kanë munguar dhe të qarat për çështje pune.
Gazetari Bepin Kolvata ishte në lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin Ditë e Re. Gazetari Kolvata tha se ka 9 vite pjesë e Orës dhe vazhdon punën pa shkëputje prej 9 vitesh.
Kolvata: Ka pasur plot momente të bukura dhe të vështira. Unë e kam nisur me këmbë të mbarë në vitin 2013, ishin zgjedhjet e para që mbuloja. I kam mbuluar vetëm në gjithë këtë qark. Pas zgjedhjeve, Presidenti i Yldon Media Grup, Ylli Ndroqi më kanë vlerësuar si korrespondenti më i mirë. Ka pasur moment të vështira, siç janë përmbytjet. Kemi pasur moment të vështira, ndonjë përplase të vogël, pro ka qenë një bashkëpunim që mund ta quaj ndër më të mirët. Një familje e madhe kjo e RTV Ora dhe shpresoj të jetë i tillë bashkëpunimi edhe në vitet e tjera. Shpresoj që të vazhdojë të jetë i tillë, i saktë në informim, i paanshëm dhe zëri i qytetarëve të cilët kanë nevojë të përcjellin shqetësimet e tyre. Në këto vite ja kemi dalë të jemi një zë i fortë dhe qytetarët kanë gjetur një mik te Ora News dhe një zë të fortë.
Pavarësisht vështirësive, gazetarët nuk janë ndaluar asnjëherë së raportuari lajmin e fundit.


