Balla: Shqipëria përfiton më shumë nga nisma "Ballkani i Hapur"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Janar 2022, 11:26
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla në një deklaratë për mediet u shpreh se Shqipëria është vendi që përfiton më shumë nga nisma "Ballkani i Hapur."
Balla: Kemi kaluar në seancën e fundit disa projekt-ligje që kanë të bëjnë me implementimin e marrëveshjeve në kuadër të "Ballkanit të Hapur" i cili krijon më shumë mundësi për qytetarët dhe bizneset. Unë bëj pjesë në ata që mendojnë se Shqipëria është një ndër vendet më përfituese të nismës "Ballkani i Hapur" dhe ndërkohë që sipërmarrja, fermerët janë përfitues të drejtpërdrejtë.
Balla u shpreh se kanë një marrëveshje shumë të rëndësishme për krijimin e një strukture të posaçme të përbashkët me Greqinë në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar.