Beteja e 6 marsit brenda opozitës, PD e Bashës ende nuk ka emra, Rithemelimi zgjedh 6 kandidatët
Pavarësisht se ka ende 10 ditë që PD dhe forcat e tjera opozitare të zyrtarizojnë emrat e kandidatëve, në PD e Bashës po diskutohet përsa i përket kandidaturave. Zoti Basha po diskuton me aleatët e tij për mënyrën se si do dalë në zgjedhjet e 6 marsit.
Gazetari Everest Dedaj bën me dije se kjo është edhe arsyeja pse nga PD kanë dalë shumë pak emra.
Janë kryesisht emrat ët cilët vijnë nga zonat ku do të mbahen zgjedhjet e 6 marsit, por shumë shpejt, deri në momentin kur do të mbyllet regjistrimi i partive, PD do të bëjë publikë emrat me të cilët do të përfaqësohet, informon Dedaj.
Nga Komisioni i Rithemelimit tashmë janë zbuluar emrat zyrtarë, pas zgjedhjeve në Primare të zhvilluara ditën e djeshme, 30 janar në 6 bashki.
Kandidatët e Rithemelimit:
Premtim Kryemadhi (Dibër)
Ardian Muka (Durrës)
Elton Bano (Lushnje)
Hekuran Xhani (Rrogozhinë)
Lulzim Vrana (Vorë)
Bardh Spahia (Shkodra)
Janë emra të cilët janë pozicionuar publikisht në krah të Sali Berishës. Ende mbetet e paqartë nëse do të regjistrohen si kandidatë të pavarur, apo do të jenë kandidatë të cilët do të regjistrohen nën siglën e një koalicioni.
