Shembet çatia e monumentit të kulturës "Hani i Gjelit" në Pazarin e Vjetër të Korçës
Nga Iris Rezhda Përditësimi i fundit 31 Janar 2022, 11:41
Shembet çatia e monumentit të kulturës Hani i Gjelit në Pazarin e Vjetër të Korçës.
Ky monument kulture i kategorisë së parë ka qenë i degraduar ndërkohë që reshjet e borës përgjatë ditëve të fundit kanë bërë që të shembet nga pesha e madhe.
Pazari i Vjetër me 140 ndërtesa është i gjithë një monument kulture, dhe krahas investimeve të bëra ndër vite duket se vetëm Hani i Gjelit është lënë në harresë kjo për shkak edhe të mosmarrëveshjeve midis pronarëve të objektit.
