Nikolla: Uroj që Ora t'i mëshojë gjithmonë së vërtetës, sepse e vërteta zhytet por nuk mbytet. Cenkollari: Këtu jemi rritur profesionalisht

Etelina Nikolla, ish-prezantuese e mëngjesit dhe ish-spikere lajmesh në Ora News u rikthye dhe një herë në studion e emisionit që drejtonte për të risjellë emocionet dhe sfidat që ka kaluar.

Në 15-vjetorin e RTV Ora, Nikolla tha televizioni i ka dhënë të gjithëve mundësinë të bënin atë që dëshironin dhe dinin të bënin më së miri. Në këtë 15-vjetor, Nikolla pati dhe një urim për atë që e konsideron familjen e saj.

"Uroj që Ora t'i mëshojë gjithmonë së vërtetës, sepse e vërteta zhytet por nuk mbytet."

Nikolla: Mua më janë dhënë shumë mundësi për të provuar shumë gjëra. Unë e kam nisur si gazetare sporti. Prezantuesja e mëngjesit me pas u shkëput, dhe unë fillova emisionin e mëngjesit 07:00-09:00. Pastaj kalova spikere lajmesh. Më pas mu  bë një ftesë për të bërë emisionin Alarm. Unë e bëja vetë të gjithën, kisha ndihmën e vajzave të recepsionit që merrnin të ftuarit, por e tillë ishte struktura. Doja të përmendja "Kioskën" për disa kohë e mori drejtimin e ndjera Hueyda El Saied. Ora i ka dhënë mundësi të gjithëve të bëjnë atë që dëshironin.  Unë i uroj Orës shumë sukses, të vazhdojë t'i mëshojë së vërtetës sepse e vërteta zhytet por nuk mbytet. Dua t'i them faleminderit zotit Ndroqi dhe zonjë Mimoza për të gjitha mundësitë që më kanë dhënë mua dhe stafit dhe na kanë trajtuar si familje.

Klementina Cenkollari, ish-spikere dhe gazetare politike në Ora News tha se është e vështirë të ndahesh me televizionin e parë. Pavarësisht se nuk është më pjesë e familjes Ora, ajo tha se gjithmonë rikthehet për të parë se çfarë po ndodh. Më tej, Cenkollari tha se Ora është televizioni që i jep mundësi të gjithë njerëzve. 

Cenkollari: Këtu jemi rritur profesionalisht dhe kemi ardhur shumë të rinj. Kanë kaluar kaq shumë vite. Me televizionin e parë është e vështirë të ndahesh. Pavarësisht se këtu ku punoj është televizioni i tretë sërish do e çoj te Ora të shoh, si po e bëjnë këtë, si po e bëjnë atë. Ndryshe nga shumë media të tjera, Ora është televizioni që i jep mundësi njerëzve. Nëse ti ke dashur të bësh diçka nuk është thënë asnjëherë jo. Unë kam filluar si gazetare webi.