"Na binin copa xhami mbi kokë" Operatori i Ora News kujton vështirësitë e terrenit të 21 Janarit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Janar 2022, 10:54
Radio televizioni RTV Ora dhe Ora News ka nisur transmetimin për herë të para 15 vitesh.
Me rastin e 15-vjetorit në studion e emisionit "Ditë e Re" operatori më i vjetër i televizionit, Lulzim Gjoka, rrëfen sfidat e terrenit.
Gjoka thotë se në protestën e 21 Janarit i binin xhama mbi kokë, nga plumbat që qëllonin mbi pallatet.
Lulzim Gjoka: Jemi ndjerë shumë keq në terren, ka qenë Gërdeci, ka qenë 21 janari. Erdhi turma në fillim dhe na gjuanin me gurë, mendonin se ishim me anën e qeverisë. Kam qenë në kat të tretë te kullat dhe na binin copëzat e xhamit mbi kokë. Pastaj filloi gazi lotsjellës.
