RTV Ora feston 15-vjetorin, gazetarja Banushi: Brenda një kohe të shkurtër ja dolëm të bëhemi televizion i rëndësishëm në treg

RTV Ora ka filluar transmetimin para 15 vitesh. Në 15-vjetorin e saj në studion e emisionit Ditë e Re gazetarja Keti Banushi ka ndarë eksperiencën e saj si pjesë e familjes së Orës që nga fillimi.

Gazetarja tha se në fillimin kishin vështirësi të shumta, por RTV Ora brenda një kohe të shkurtër ja doli që të bëhej televizion i rëndësishëm në treg.

Banushi: Dëgjova që po hapej një televizion i ri dhe do të ishte një sfidë e re sepse do të ishte televizioni i dytë me titra informative. Vështirësia për ne ishte e dyfishtë sepse nuk ishim, mësuar me televizionin, përveç faktit që duhet të ishim në mirë në lajme, duhet të ishim të mirë dhe në televizion.

Ishte shumë e vështirë që nga 15 vite në medien e shkruar të kaloje në televizion. Kemi punuar shumë sepse është ndryshe një tekst në televizion, ndryshe në gazetë. Por brenda një kohe shumë të shkurtër RTV Ora ja doli të bëhej një televizion i rëndësishëm në treg pas televizionit që ishte aktiv. Ishte sfidë e madhe të futeshe në treg. Kemi punuar shumë me lajmet, e mbaj mend shumë të vështirë atë sfidën e fillimit, por ja arritëm.