"Më zuri gjumi dhe s'erdha në emision", Saliaj rrëfen historinë gazmore e ka një mesazh për 15-vjetorin: Orën s'ka për ta ndaluar askush
Klejvis Saliaj, ish-prezantues i mëngjesit në Ora News dhe moderator ndau emocionet e tij dhe përjetimet si pjesë e familjes së Orës në 15-vjetorin e saj. Saliaj tregoi një nga historitë që e kujtonte si më të veçantën dhe gazmoren. Moderatori tha se e ka problem zgjimin herët në mëngjes dhe një nga ditët që duhej të ishte në transmetim në emisionin e mëngjesit e kishte zënë gjumi. Por pas kësaj historir, për fat të keq, Saliaj mori shkresën për pushim nga puna. Pavarësisht se e kujton si një histori gazmore, moderatori tha se nuk u nda kurrë nga Ora, ai u rikthye sërish dhe u shpreh se asnjëherë nuk i dihet, në të ardhmen mund t'i bashkohet sërish familjes së Orës.
Saliaj: Na keni kthyer te godina e vjetër e cila ishte 2-katëshe me një palë shkallë hekuri ku ngjiteshim. Më pas Ora mori një zhvillim brenda 2-3 vitesh. Unë gjithmonë nuk i kam pasur marrëdhëniet e mira me mëngjesin dhe gjumin. Ne këtu kemi qenë një familje në kuptimin e vërtetë të fjalës, ne jetonim së bashku. Që nga pronarët e deri te gazetarët. Një natë unë dola me miqtë e mi dhe atë natë më zuri gjumi, duhet të isha në emision në orën 10:00.
Dëgjoj derën që bie dhe një nga spikerat e Orës që më thotë "O idiot duhet të ishe në emision."
Unë në gjumë që them kush është ky budalla që vjen më zgjon mua që në mëngjes. Kur vij këtu gjej Etelinën në transmetim dhe Etelina që më fton në emisionin tim. Unë nuk u futa në emision sepse më erdhi shkresa për largim për shkelje të rënda në punë. Kjo ka qenë historia që më ndau nga Fredi se nga Ora jo, pasi u riktheva sërish. Me Orën nuk jam ndarë kurrë. Ora ka qenë një vend prodhimi i gazetarëve shumë të mirë. Unë këtu kam marrë bazat e para, kam provuar, kam dështuar. Ka qenë televizioni i mundësive të mëdha. Orën s'ka për të ndalur dot askush. Ky televizion ka treguar që di t'i bëjë dhe i bën më së mire. Na pastë dhe e paçim Orën.

