Vranësira e temperatura deri në -6 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot

Orët e paradites dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare por në orët vijuese pritet shtim i vranësirave si fillim në zonat veriore dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, kjo situatë meteorologjike do të na shoqërojë deri në orët e vona të natës kur priten reshje në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë sërish të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -6°C deri në 13°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 6 ballë.

Rajoni dhe Europa

Dy gadishujt e Europës përkatësisht; Gadishulli Iberik dhe gadishulli Skandinav do të jenë në ndikimin e motit të kthjellët dhe të ftohtë ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian mbizotërohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës të jenë prezente.

Më problematike situata mbetet në Europën Lindore Ku reshjet do të jenë me intensitet të lartë.