Lushnje, bie në kanal dhe e zë Zetori poshtë, ndërron jetë 61-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Janar 2022, 19:48
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në në fshatin Zhame të Lushnjes.
Sherbet Meta 61 vjeç humbet jetën pasi ka rënë me zetorin e tij në kanal.
Metën e ka zënë Zetori poshtë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Mjeti tip Zetor nuk kishte ndriçim dhe si pasojë rënia në kanal ka qenë fatale për 61-vjeçarin.
Është dashur ndërhyrja me një mjet të tonazhit të rëndë për të lëvizur zetorin dhe për të nxjerrë trupin e 61-vjeçarit Meta.
“Sot rreth orës 18:50, në fshatin Zhamë Sektor, Lushnjë, shtetasi Sh. M., 61 vjeç, duke drejtuar një mjet bujqësor, traktor, ka dalë nga rruga dhe ka ndërruar jetë.” – bën me dije policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj dalje nga rruga.



