Përfundon votimi në Durrës, shpallet fitues si kandidat me 1546 vota Ardian Muka
Ka përfunduar votimi i primareve të PD-së për zgjedhjen e kandidaturave për zgjedhjet e 6 marsit edhe në qytetin e Durrësit.
Kështu, Ardian Muka ka fituar primaret e anëtarësisë së Partisë Demokratike në Durrës.
Muka ka arritur të sigurojë 1546 vota, përballë 373 votave të kandidates tjetër, Silvja Gjepali, ndërsa 11 vota janë shpallur të pavlefshme.
“Unë besoj së të gjithë bashkë ne do t’ja dalim, Bashkia do ju kthehet qytetarëve, do t’i kthehet rregullit, rendit dhe zhvillimit të qytetit. Beteja e 6 Marsit është një betejë e vështirë për shumë faktorë por unë jam shumë optimist dhe këtë optimizëm e mbështes mbi qytetarët që gjatë gjithë kësaj periudhe para-elektorale ne kemi qenë në kontakt, këtë mbështetje e shikoj tek njerëzit e thjeshtë që realisht ju ka ardhur ‘në majë të hundës’ me mënyrën si janë drejtuar këto 22 vite, dhe unë kam shume shpresë se ka ardhur momenti që Durrësi të bëjë ndryshimin e madh. Këto zgjedhje u realizuan për herë të parë, por siç ju e patë ishte një proces transparent ku gjithë anëtarësia erdhi dhe u shpreh me votë për ato që ato mendojnë se do t’i çojë në fitore në zgjedhjet e 6 Marsit."
Pak më herët u shpall fituesi i primareve edhe në Vorë ku kandidati fitues me 277 vota Lulzim Vrana.

