Primaret për 6 marsin, PD: Berisha vetë voton, vetë numëron, kandidatët nuk kanë lidhje me partinë
Për Partinë Demokratike të Drejtuar nga Lulzim Basha zgjedhja e kandidatëve të mbështetësve të Berishës, cilësohen si një proces që Berisha vetë numëron dhe vetë numëron.
Sipas PD-së, kandidatët e zgjedhur nuk i lidh asgjë me PD dhe se Rama dhe Berisha po krijojnë një parti të re për të dëmtuar PD e për ta mbajtur Shqipërinë ende në vendnumëro.
PD: Një proces ku Berisha emëron, Berisha voton, Berisha numëron është vetëm vijimi i tollovisë të krijuar nga personi i shpallur non grata për korrupsion. As Berishën, as kandidatët e tij nuk i lidh asgjë me Partinë Demokratike. Rama dhe Berisha po krijojnë një parti të re për të dëmtuar Partinë Demokratike dhe për ta mbajtur akoma në vendnumëro Shqipërinë. Zgjedh Ramën, mban Berishën. Zgjedh Berishën, mban Ramën.

