Zgjidhet edhe kandidati demokrat i 6 marsit për Lushnjen, Elton Bano merr 671 vota

Në primaret për zgjedhjet e 6 marsit në Lushnje si kandidat i Komisionit të Rithemelimit të PD-së ka fituar Elton Bano.

Elton Bano ka marrë  671 vota, ndërkohë kandidatët e tjerë kanë arrë përkatësisht: Arben Zaimi, 240 vota, Erion Iljazi, 49 vota dhe Indrit Qerimi, 92 vota.

Pjesëmarrja e anëtarësisë së PD në primaret e Lushnjes ka qenë ndër më të lartat. 

Nga 1920 anëtarë që ka dega e PD në Lushnje, sot votuan 1056 prej tyre.