Soko: E gjithë makineria shtetërore për zaptimin e FSHF-së, tentativë e Ramës, Veliaj qen i tij

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, eksperti i ekonomisë Pano Soko u shpreh se angazhohet e gjithë makineria shtetërore për zaptimin e FSHF.

Ai tha se kjo fushatë ndaj FHSH-së është një tentativë e Ramës, që ka dërguar Erion Veliajn, pasi ky i fundit është një qen langua i tij.

Soko: Angazhohet e gjithë makineria shtetërore për zaptimin e FSHF. Është tentativë e Ramës. Kur ka ndonjë gjë Rama dërgon Veliajn. Veliaj është qen i Ramës. Është langua. Nuk është hera e parë që e bën këtë gjë, e vetmja mënyrë se si mbijeton politikisht.

Nuk besoj se në Shqipëri ndodh diçka me përmasa të tilla pa dijeninë dhe bekimin e Ramës. Gjërat zgjidhen me garë, me alternativë më të mirë.