Kanabis me llamba brenda magazinës, shikoni si kultivuesit kishin hapur hyrje të fshehtë për të mos rënë në sy
Një laborator për kultivimin e kanabisit është zbuluar në Sarandë. Policia njoftoi se në pranga kanë rënë dy elektriçistë të OSHEE, ndërsa në kërkim janë pronari i magazinës dhe personi që e kishte marrë me qira atë.
Kjo është hyrja e bodrumit (shiko videon) që të çon në laboratorin e kanabisit në fshatin Nivicë të Sarandës.
Poshtë magazinës një dhomë nëntokësore ishte përshtatur për të kultivuar lëndë narkotike me llamba.
50 llamba elektrike, 100 bimë kanabis të kultivuara në kubikë dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa u sekuestruan nga policia gjatë operacionit “Volloder”.
Pronari i magazinës dhe personi që kishte marrë me qira atë janë në kërkim, ndërsa në pranga kanë rënë dy elektriçistë të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.
Policia njoftoi se ka arrestuar Vasfi Sali 57 vjeç, me detyrë elektriçist pranë OSHEE-së dhe Gazi Hoxhaj 61 vjeç, me detyrë faturist pranë OSHEE-së, pasi nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në ambientet që ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, në zonën që ata kishin në monitorim.
Ndërkohë që tanimë janë shpallur në kërkim edhe pronari i magazinës Klodian Omeri dhe Klajdi Miziri, i cili kishte marrë më qira ambientet që ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.
Laboratorët e kanabisit të njohura ndryshe si “shtëpi bari” janë përhapur mjaft në vendin tonë vitet e fundit ndërsa dhjetëra prej tyre janë shkatërruar nga policia.
