Banorët e "5 Majit" dhe Laprakës "i zënë derën" deputetëve, Berisha: Ortakë në pallate janë dhe përfaqësuesit e Bashës
Banorët e "5 Majit" dhe Laprakës protestuan paraditen e 27 janarit para Kuvendit për shembjen e banesave të tyre. Ata thanë se ndihen tφ braktisur edhe nga opozita ndërsa kërkojnë trajtim sipas ligjit nga qeveria.
Policia u përpoq ti largonte pasi tha se kishnin bllokuar hyrjen e deputetëve.
E megjithatë deputetët hynë në sallë dhe seanca vijoi normalisht pa u shqetësuar për protestën e banorëve, me përjashtim të Deputetëve demokratë të Komisionit të Rithemelimit.
Protestuesit janë kundër prishjes së banesës pa arritur parakrakisht një marrëveshjeje dakordësie
Protestuesi: Kemi ardhur të shprehim pakënaqësinë se duan të shembin shtëpitë tona që kemi 30 vite që i kemi ndërtuar. Nuk i kemi vjedhur, si ato. I kemi bërë me gjak e djersë. Kemi 30 vite që paguajmë taksat shtetit që ju të merrni pagën që ju të na mbroni e jo të na tërhiqni zvarrë. Paguajmë taksë shtëpie dhe sot pas 30 vitesh del e thotë shtëpia juaj do prishet se është pa leje. Unë përderisa paguaj një taksë shtëpie aty, zotëria e dinte që unë kam pasur një shtëpi, ose të mos merrte taksë shtëpie dhe as tarifa uji apo dritash. Për atë shtëpi aty kur kam ndërtuar nuk ka pasur projekt. Projekti është devijuar disa herë. Ata që nuk ngopen duke ia marrë pronat popullit shqiptar mos i gëzofshin pasurinë. Ata janë hajna, kriminela.
Ata kërkojnë transparencë pasi e akuzojnë se projekti është devijuar.
"Në shtetin shqiptar jemi kthyer në komunizëm. Opozita shqiptare është e blerë" tha një protestues.
Sali Berisha mbështeti protestën e tyre ndërsa tha se ortakët e Bashës do të ndërtojnë në sheshet ku do shemben banesat e qytetarëre.
"Bëhet më tragjike kur në sheshet e atyre shtëpive ortakë në pallate janë dhe përfaqësuesit e Lul Bravës. Pikërisht se ndodh kjo sillen në mënyrë shtazore" tha Berisha.
Pse protesta
Banorët e 5 Majit kanë kërkuar nga Qeveria dhe institucionet transparencë lidhur me projektin e rindërtimit, ndërsa javën e kaluar disa qindra forca policore mësynë në zonë duke nxjerrë dhunshëm banorët nga banesat, të cilat më pas u rrafshuan nga fadromat e Bashkisë së Erion Veliajt.
Banorët e Laprakës preken nga projekti i "Unazës së Madhe" të kryeqytetit. Bëhet fjalë për rreth 700 shtëpi, por zyrtarisht janë njoftuar vetëm ata banorë që kanë certifikatë pronësie.
Ata thonë se nuk do të dalin nga banesat nëse ato nuk vlerësohen me çmimin e tregut.
Ndërsa të tjerët nuk e dinë ende fatin e shtëpive të tyre, ku kanë investuar mundin e një jete.
A do dale Rama te negocioje?
Nuk dihet nëse Kryeministri Edi Rama do të tentojë të negociojë me banorët e 5 Majit, ashtu sikundër ka bërë më parë me përfaqësues në protestat e mëparshme, apo ndaj banorëve të zonës periferike të Tiranës, do të përdoret dhuna dhe forca.
