Nano nga Shkodra: Tolerancë zero ndaj krimit dhe ndaj çdo punonjësi policie që shpërdoron detyrën

Ditën e sotme është zhvilluar  analiza vjetore e punës së Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Shkodër.

Në analizë mori pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano i cili ka vlerësuar strukturat vendore të Policisë që operojnë në qarkun e Shkodrës, për punën e bërë gjatë vitit 2021. 

Nano ka kërkuar dominimin e situatës kriminale nga Policia dhe tolerancë zero ndaj krimit dhe ndaj çdo punonjësi policie që shpërdoron besimin që i është dhënë apo tradhton parimet dhe kolegët.

Nano kërkoi që performanca e Policisë në komunitet, të rritet akoma më tej dhe punonjësit e Policisë t’u ofrojnë një shërbim sa më cilësor qytetarëve dhe të reflektojnë një sjellje të denjë për të qenë punonjës policie.

Nano: Kërkoj nga të gjitha strukturat tuaja, më shumë angazhim e përkushtim, për të rritur forcën parandaluese dhe goditëse ndaj çdo veprimtarie kriminale. Puna me ndershmëri e përkushtim ka vetëm një medalje, atë të mirënjohjes së qytetarëve, ndaj punoni që ta meritoni.

Nano nga Shkodra: Tolerancë zero ndaj krimit dhe ndaj çdo

Nano nga Shkodra: Tolerancë zero ndaj krimit dhe ndaj çdo

Nano nga Shkodra: Tolerancë zero ndaj krimit dhe ndaj çdo

Nano nga Shkodra: Tolerancë zero ndaj krimit dhe ndaj çdo