Aksident në Durrës, makina përplas motorin, plagoset drejtuesi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Janar 2022, 17:32
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Fllakë- Xhavzotaj Durrës, ku si pasojë një person ka mbeturi plagosur.
Mësohet se, një automjet me drejtues shtetasin Z. O., ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin R. L.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi R. L., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
