Sherr me thika mes tre të rinjve në Durrës, plagoset rëndë njëri prej tyre. Në pranga autorët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Janar 2022, 17:47

Policia në vendin e ngjarjes
Një 23 vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë brenda një lokali në Durrës.
Policia bën me dije se në lagjen Nr.17 Durrës, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta shtetasi E. H., 20 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin D. S., 19 vjeç.
I plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Durrësit, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka vënë në pranga një 20-vjeçar dhe një 16-vjeçar si autorë të dyshuar të krimit. Mësohet se janë arrestuar shtetasit A.K dhe E.H.
Shërbimet e policisë ndodhen me vendngjarje dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit.
