Video/ Mbështetësit e Berishës përplasen fizikisht me ata të Bashës në Korçë, ndërhyn policia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Janar 2022, 17:12
Lulzim Basha ka planifikuar të zhvillojë një takim me demokratët e Korçës.
Teksa mbështetësit e tij ishin mbledhur jashtë ambienteve ku do zhvillohet takimi, mbështetësit e Berishës kanë vendosur ta presin me protestë dhe pankarta në duar.
"Lul Kimiku", "Klika Rama-Basha", "Lul Peng pazari", "Lul brava" ishin disa nga pankartat që mbështetësit e Berishës mbanin në duar.
Mes mbështetësve të dy krahëve pati dhe përplasje fizike dhe u desh ndërhyrja e policisë për të normalizuar situatën.
