Çmenduri dhe gola spektakolarë. Maroku me vuajtje në çerekfinalen e Kupës së Afrikës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Janar 2022, 21:58
Kush mendon se nuk ka spektakël në Kupën e Afrikës mjafton të shikojë vetëm 2 gola nga sfida Marok-Malawi.
Super favorite për të kaluar në çerekfinale ishte Maroku me yje dhe i drejtuar nga Halilodziç por nuk e kishte aspak të lehtë.
Malawi surprizoi të gjithë që në minutën e 7’ kur Mhango shënon një supergol, pothuajse nga mesi i fushës duke “ngrirë” Marokun. Këta të fundit rrisin presionin dhe në fund të pjesës së parë me sulmuesin e Sevillas, En-Nesyri barazojnë rezultatin në 1-1.
Ekipi i Marokut vuan për të shënuar pasi Malawi mbrohet mirë dhe e vetmja mënyrë për të fituar të shënohej një gol i tillë nga Hakimi, një perlë nga goditje dënimi që mund ta shijoni më poshtë./Ora News/.