Rikthim i frikshëm i huliganëve. Në Angli dhuna rritje me 50%
Shifra shqetësuese në Angli. Rikthimi i publikut në stadiume, pas dy vitesh pandemi, ka shënuar rritje me 47% të arrestimeve të tifozëve.
Autoritetet e futbollit, klubet dhe policia janë gjithnjë e më të shqetësuar për sjelljen antisociale të tifozëve të futbollit, sipas Daily Mail. Federata e Futbollit ka nisur një hetim për një incident në Goodison Park, ku dy lojtarë të Aston Villas u goditën nga një shishe të shtunën teksa festonin golin e tyre të fitores kundër Evertonit. Një tifoz 19-vjeçar u arrestua dhe u lirua me kusht.
Përveç kësaj, organi drejtues është duke vlerësuar ngjarjet e ndeshjes mes Southampton dhe Manchester City, ku tre tifozë çanë rrethimin dhe u futën në fushë. Mbrojtësi i Chelseat, Antonio Rüdiger u godit nga çakmakët e hedhur nga tifozët e Tottenham Hotspur gjatë fitores 2-0 të Bluve në Stamford Bridge të dielën, duke rezultuar në dy arrestime. Janë këto disa incidente të fundit që po shqetësojnë gjithnjë e më shumë autoritetet vendase në Angli dhe shifrat u japin të drejtë.
Në gjashtëmujorin e parë të këtij sezoni janë kryer 802 arrestime për futbollin, një rritje prej 47% nga 547 arrestime në 2019-2020.
Sipas ekspertëve, Policia duhet të bëjë më shumë për të identifikuar më parë tifozët problematikë teksa bie hipoteza e rritjes së dhunës për shkak të konsumimit të alkoolit pasi shifrat janë pothuajse njësoj si përpara pandemisë./Ora News/.
