Zgjedhjet e pjesshme vendore, PS dorëzon në KQZ kërkesën për regjistrim dhe përfaqësuesit për KZAZ
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Janar 2022, 14:12
Partia Socialiste ka depozituar në KQZ kërkesën për tu regjistruar në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit në 6 bashki të vendit.
Kërkesa që mban firmën e sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri është dërguar sot, 25 janar, së bashku me dokumentacionin përkatës.
Po sot PS ka depozituar edhe kandidaturat për anëtarë të KZAZ-ve.



