Në PS vijojnë përzgjedhjet për 6 marsin, Rama ka një tjetër takim

Në Partinë Socialiste vijojnë takimet e kryetarit njëkohësisht kryeministrit Edi Rama me drejtuesit e deputetët në bashkitë që do të kenë zgjedhje më 6 mars.

Deri tani dihen emrat e tre kandidatëve: Në Lushnje PS do të kandidojë me Eriselda Sefën. Në Durrës Emirjana Sako. Në Rrogozhinë Edison Memolla. Të tre kanë marrë mandatin si të komanduar nga PS, pas largimit të kryetarëve të cilët ishin zgjedhur më 30 qershor.

Në Shkodër kandidatja për kryetar bashkie të jetë Majlinda Angoni, aktualisht prefekte. Ndërsa në Vorë PS flitet që do të përfaqësohet me ish prefektin e Tiranës, Mersin Murati.

Dibra ka mbetur ende pa një emër konkret ndërsa nëpër korridoret e PS-së përfliten 3 emra. Sot në orën 17:00 kryeministri Edi Rama pritet të ketë një takim me drejtuesit e qarqeve të Tiranës dhe Dibrës. Ndërkohë që do të jetë kryesia e PS-së e cila do të zyrtarizojë dhe emrat e kandidatëve me të cilët do të përfaqësohet PS në zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen në 6 bashki më 6 mars 2022. 

Raportimi i gazetares se Ora News, Fjorela Beleshi.