Ëndrra e 25-vjeçarit për të fluturuar/ Historia e suksesit e pilotit shqiptar në Kanada

Milot Shehu është piloti shqiptar nga Kosova, i cili jeton dhe punon në Kanada. I ftuar në emisionin  "Ditë e Re" në ekranin e RTV Ora, piloti 25-vjeçar flet për pasionin e tij  për të fluturuar si edhe për eksperiencat në rrugëtimin e tij në pilotim.

Miloti pohon se pasioni i tij për të fluturuar ka nisur që në fëmijëri dhe se disiplina është shumë e rëndësishme për pilotët.

Milot Shehu: Unë kam jetuar në Kosovë. Pasioni im për pilotim lindi kur shkuam  në Hungari gjatë luftës, aty ishim me babin tim që i shihnim gjithmonë aeroplanët në qiell. Aty si fëmijë më lindi pasioni për aeroplanët. Kur erdha në Kanada nisa studimet për pilotim. Jam pilot civil. Nëse nuk e ke pasion dhe e bën vetëm për emrin, atëherë shkolla është e vështirë.  Jeta e pilotit në fillim është pak e vështirë, je larg familjes. Kur të arrij një farë moshe me eksperiencë shumë të lartë me avionë atëherë do kem një jetë më komode. Avioni "Dream Line Boeing 737" është avioni që më pëlqen më shumë.