Përplasja me armë për pronën, zbardhet ngjarja e 2020-ës në Dibër, 3 të arrestuar

Policia e Dibrës ka zbardhur përplasjen me armë mes dy grupeve në Dibër, të cilët qëlluan në drejtim të njëri-tjetrit në 20 nëntor të 2020.

Në pranga kanë rënë pre persona, ndërsa një i katërt është në "arrest shtëpie".

-Shaqir Tollja, 53 vjeç, banues në Bulqizë, (me masë sigurie arrest në burg)

-Erlind Tollja, 25 vjeç, banues në Bulqizë, (me masë sigurie arrest në burg)

-Aleksander Algeri, 34 vjeç, banues në Tiranë, (me mase sigurie arrest në burg , aktualisht ndodhet i ndaluar për një tjetër vepër penale në burgun 313 Tiranë).

-Loraldo Lika, 29 vjeç, banues në Bulqizë, (me masë  sigurie arrest në shtëpi).

Nga tërësia e  veprimeve hetimore të kryera, informacionet e marra në rrugë operative dhe provave ligjore(shkencore) të siguruara, është arritur të dokumentohet ngjarja e ndodhur në datën 20 nëntor 2020, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë , ku për shkak  të një konflikti të mëparshëm  për motive pronësie, shtetasit Sh. T. dhe  E. T., duke udhëtuar me automjetin e tyre, kanë  qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që udhëtonin shtetasit B. S.(Z), dhe A. A.,  të cilët u janë kundërpërgjigjur duke qëlluar  me armë zjarri.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se në këtë ngjarje është përfshirë dhe shtetasi L. L., i cili ka kryer veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës.

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër ka urdhëruar ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër e cila ka caktuar masat e sigurimit të arrestit për këto shtetas si të dyshuar për veprat penale të “Vrasjes me paramendim”, e kryer në bashkëpunim,  e mbetur në tentativë, “Mbatje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.