Chelsea bëhet makth për Tottenham, fiton sërish në derbi (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Janar 2022, 19:35
Në tre ndeshje mes tyre në pak ditë mes tyre, Chelsea tregon edhe njëherë se është një nivel shumë më lart se Tottenham. Në derbin e Premier League, “blutë e Londrës” janë dominues edhe pse Tottenham rrezikoi shumë herë teksa dueli përfundoi 2-0 me fitoren e skuadrës së Tuchel.
Me pjesën e parë shumë të luftuar dhe me emocione por pa gola, fraksioni i dytë u zhbllokua nga një perlë e e Hakim Ziyech që në 47’, gol që mori duartrokitjen e të gjithëve në “Stamford Bridge”.
Pa kaluar shumë nga goli, Tottenham tronditet edhe më tej nga pasi Thiago Silva dyfishoi rezultatin në 55’.
Me 2 gola të pësuar, miqtë e kanë të vështirë që të reagojnë ndërsa sfida përfundoi 2-0 me Chelsean që rigjen fitoren pas 4 javësh./Ora News/.
