Vrau fqinjen në Kozare, dëshmia e autorit: Më kishte 6 mijë lekë borxh për mbarështimin e bagëtive

Zbulohen detaje të reja nga vrasja e një 63-vjeçareje në të Kuçovës.

Në dëshminë e dhënë në polici, autori Fatah Marra ka deklaruar se viktima i kishte atij 6 mijë lekë borxh, si rezultat i mbarështimit të bagëtive.

Sipas tij, gruaja kishte mbarështuar tufën e dhive me cjapin e tij të racës dhe i kishte ngelur pa dhënë akoma lekët.

Marra ka deklaruar se ka shkuar për t’i kërkuar borxhin, por pasi gruaja ka filluar t’i gjuajë me gurë, ai e ka kapur për fyti.

Viktima u gjet e pajetë në një kanal mbrëmjen e 20 janarit 2022 në lagjen "Havaleas" të fshatit Kozare në qytetin e Kuçovës.

Mësohet se familjarët kishin disa orë që e kërkonin dhe kishin kërkuar më pas ndihmën e policisë.

Trupi i pajetë i 63-vjeçares është gjetur në një kanal, rreth 1 km larg banesës saj.