Ishte shpallur në kërkim për falsifikim monedhash, arrestohet 49-vjeçari në Elbasan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Janar 2022, 15:53
Një 49-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Elbasan, pasi akuzohet për veprën penale "Falsifikimi i monedhave”.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi D. K., 49 vjeç, banues në Elbasan.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale "Falsifikimi i monedhave", dhe ndaj tij Gjykata ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg".”- njofton policia e Elbasanit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
