Audopërgjimi/ Reagon LSI: “Ky e paska kapur drejtësinë, prandaj ata nuk i afrohen Veliajt?

LSI reagon lidhur me skandalin e audiopërgjimit të Erion Veliajt me anëtarët e shoqatës Tirana.

Silva Caka në një reagim në facebook thotë “Prandaj nuk arrestohet Erion Veliaj për aferën e inceneratorëve, se e ka SPAK-un në xhep? Ky e paska kapur drejtësinë, prandaj ata nuk i afrohen Veliajt?”

Ora News publikon të zbardhur audiopërgjimin e fjalës së kryebashkiakut Erion Veliaj mbrëmë me anëtarët e Shoqatës Rajonale të Futbollit në Tiranë. Takimi është bërë pa praninë e medias. Audiopërgjimi u publikua sot nga FSHF.