Ndërhyrja e Veliajt në FSHF, Meta: Të papranueshme e të dënueshme tentativat brutale të politikës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Janar 2022, 15:25
Presidenti Ilir Meta ka reaguar edhe në Twitter lidhur me skandalin e audio-përgjimit ku dëgjohet Erion Veliaj të shantazhojë anëtarët e shoqatës Tirana lidhur me zgjedhjet në FSHF.
Presidenti Meta shkruan se veprime të tilla si tentativa brutale të politikës janë të papranueshme dhe të dënueshme.
Meta: Të papranueshme dhe të dënueshme tentativat brutale të politikës, jo për herë të parë, për të ndërhyrë me presion e shantazh në zgjedhjet e FSHForgut, të cilat duhet të jenë të lira, paqësore, të pavarura, transparente dhe me integritet. @UEFA @FIFAcom.

