Zgjedhjet e 6 marsit, Rama takim me Gjiknurin, Ballën dhe deputetët e Fierit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Janar 2022, 15:48
Kryeministri Edi Rama, së bashku me Sekretari i Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka zhvilluar një takim më Taulant Ballën dhe me deputetët e Fierit.
Në takimin, i cili ka zgjatur rreth një orë është diskutuar për zgjedhjet vendore të 6 marsit në 6 bashkitë e vendit.
Ndërkohë mësohet se në Lushnje do të jetë kandidate Eriselda Seda.
Burime bëjnë me dije Rama do të ketë takime çdo ditë me drejtuesit politik dhe deputetët qarqet që do të zhvillohen zgjedhjet.
Zgjedhjet do të mbahen, në 6 bashki:
1. Bashkia Shkodër, qarku Shkodër;
2. Bashkia Dibër, qarku Dibër;
3. Bashkia Durrës, qarku Durrës;
4. Bashkia Vorë, qarku Tiranë;
5. Bashkia Rrogozhinë, qarku Tiranë;
6. Bashkia Lushnjë, qarku Fier
