“Prioritet ngjarjet kriminale e kanabisi” nga Vlora Gledis Nano i shmanget pyetjes për vrasjet
Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Gledis Nano ka folur për mediat pas analizës vjetore te policisë në drejtorinë vendore Vlorë.
Ai tha se prioritetet e tij janë parandalimi i ngjarje të rënda kriminale dhe uljen e numrit të kultivimit të kanabisit.
Ndërkohë i pyetur për numrin e lartë të vrasje në Vlorë, drejtori i Përgjithshëm i policisë iu shmang pyetjes duke folur për teknologjinë e re në polici.
Nano: Prioritetet që diskutuam ishte parandalimi i ngjarje të rënda kriminale dhe uljen e numrit të kultivimit të kanabisit. Në këto pika do të qëndroj fort në çdo drejtori që do të zhvillojmë analiza të punës. Kemi aktualisht hetime që po i kryejmë dhe nuk dua të jap detaje janë në zhvillim. Kultivimin e kanabisit e kam marrë si sfidë personale dhe nuk do të toleroj policët që do të përfshihen në këtë proces. Besoj se ky vit do të jetë ndryshe sa i përket kultivimit të kanabisit.
Në Vlorë ka një problematikë të krimeve të rënda që nuk është zhvilluar sot, por ka ekzistuar më parë. Qasja që ne kemi në raport me zbardhjen e krimeve është një qasje që ndërthuret edhe me teknologjinë në raport me teknologjinë e territorit. Kështu do të kemi një rezultat tjetër në raport me shtrirjen në terren. Për krimet e rënda do të kemi komunikime të tjera.

