Rrjeti elektrike u djeg shtëpitë dy të moshuarve në Mat, lëndohet njëri prej tyre

Dy banesa janë djegur nga zjarri në Mat dhe për pasojë është lënduar lehtë pronari i moshuar i njërës prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vinjoll.

"Është djegur banesa e shtetasit M. Z., 80 vjeç, dhe si pasojë ka mbetur i lënduar lehtë 80-vjeçari i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit, jashtë rrezikut për jetën".

Gjithashtu si pasojë e flakëve është djegur dhe banesa e shtetases Z. Z., 81 vjeçe, e cila ishte ngjitur me banesën e 80-vjeçarit.

Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për vlerësim.