Kukësi bën zyrtare goditjen e madhe në sulm. Firmos Vasil Shkurtaj
Ashtu siç e paralajmëroi Ora News dy ditë më parë, Kukësi e ka zgjidhur çështjen e sulmit teksa Pero Pejiç i ka dhënë trajnerit Longo atë që mungonte.
Vasil Shkurtaj është zyrtarisht një lojtar i Kukësit, me firmat që u hodhën nga të dyja palët në kontratë.
Për Shkurtaj është një rikthim te Kukësi pasi aty bëri mjaft mirë një vit më parë dhe tani merr përsipër të
zgjidhë hallet e sulmit për ekipin verilindor.
Njoftimi i plotë i Kukësit:
"Futboll Klub Kukesi njofton se sulmuesi Vasil Shkurtaj është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Sulmuesi 29-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontratë deri në fund të sezonit me opsion rinovimin edhe për një tjetër sezon, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.
Sulmuesi shtatlartë rikthehet te skuadra jonë, pas një aventure në Kinë, duke u vënë menjëherë në dispozicion të skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit. Shkurtaj bëhet kështu afrimi i dytë në merkaton e janarit.
Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje sulmuesit dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë"./Ora News/.
