Në mes të dëborës, Meta reciton poezinë e Naim Frashërit: Lumja ti moj Korç’ o lule!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Janar 2022, 16:41
Presidenti Ilir Meta, i cili ndodhet në Korçë ka ndarë një video të publikuar në rrjetet sociale, ka recituar një strofë të poezisë së Naim Frashërit.
Teksa vendi është veshur me ‘vello të bardhë’, kreu i shtetit edhe pse bie dëborë shfaqet duke recituar poezinë: “Lumja ti moj Korç’ o lule! Q’i le pas shoqet e tua Si trimi në ball u sule, Ta paçim për jetë hua”
Krahas videos, Meta shkruan: Bardhësi dhe mbarësi përherë për Korçën, të parën lule!